RTSH 24 Live

Botë

Netanjahu: Nëse Hezbollahu nuk u përmbahet rregullave, do ketë luftë intensive

28/11/2024

Netanjahu: Nëse Hezbollahu nuk u përmbahet rregullave, do ketë luftë intensive

Në intervistën e tij të parë që nga armëpushimi në Liban, kryeministri Benjamin Netanjahu tha se nëse Hezbollahu nuk i përmbahet rregullave, do të ketë "luftë intensive".

Duke folur për Channel 14 Netanjahu tha se ”nëse ka një shkelje masive të marrëveshjes, jo vetëm që do të operojmë kirurgjikisht siç po bëjmë tani, dhe me forcë, çdo herë. Thashë, nëse ka shkelje masive të marrëveshjes, kam udhëzuar IDF-në të përgatitet për një luftë intensive|

Netanjahu bëri të ditur se do të mbledhë këshilltarët për një takim për vazhdimin e luftës në frontet e saj të ndryshme.

Për Yaakov Bardugo të Channel 14, Netanyahu thotë se armëpushimi në Liban "mund të jetë i shkurtër" dhe se Izraeli "e zbatoi atë në ditën e parë".

I pyetur pse Izraeli nuk po krijon një zonë tampon në Libanin jugor, Netanyahu vëren se "kërcënimi i një pushtimi tokësor është hequr".

Ai thotë se IDF ka shkatërruar infrastrukturën mbitokësore në kufi, bunkerët dhe tunelet nëntokësore.

Banorët e veriut “do të kthehen në faza, kur të ndiejnë se ajo që po them është e saktë”.

Për programin bërthamor të Iranit, Netanyahu nuk do të premtojë se Irani nuk do të arrijë një armë bërthamore, përkundrazi do të thotë "Unë do të bëj gjithçka që Irani të mos jetë bërthamor".

/rtsh.al/