RTSH 24 Live

Aktualitet

Në Tiranë nis simpoziumi ndërkombëtar për mjetet historike

29/04/2023

Në Tiranë nis simpoziumi ndërkombëtar për mjetet historike

Në Tiranë nisi të shtunën simpoziumi “Bashkëpunim dhe partneritet me Qeverinë dhe institucionet e tjera”.
Simpoziumi është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) dhe RETRO Albania, në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Mjeteve Historike (FIVA).

Një event i madh RETRO është organizuar në sheshin “Skënderbej”.

Përzgjedhja e Shqipërisë si vendi mikpritës në organizimin e këtij simpoziumi, vjen pak muaj pas anëtarësimit të shumëpritur të RETRO Albania në FIVA, në nëntor 2022.

Simpoziumi do të bashkojë ekspertë, grupe interesi, dhe pjesëmarrës nga e gjithë bota për të diskutuar rëndësinë e politikave dhe bashkëpunimit me qeverinë dhe institucionet e tjera për të ruajtur të ardhmen e mjeteve historike, si pjesë e trashëgimisë kulturore.

 

/ rtsh.al /