RTSH 24 Live

Aktualitet

Në kërkim për mashtrim, arrestohet në Morinë shtetasi turk me qëllim ekstradimin

3 orë para

Në kërkim për mashtrim, arrestohet në Morinë shtetasi turk me qëllim ekstradimin

Një shtetas turk është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim.

39-vjeçari turk tentoi të hynte në territorin e Shqipërisë, ndërsa rezultonte se ishte i dënuar në Turqi me dënuar me 15 vite, 2 muaj dhe 15 ditë burgim, për falsifikim të dokumenteve dhe për mashtrim.

Në pranga përfundoi Bayram Yildiz, 39 vjeç. Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 39-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara. Vijojnë procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit.

/rtsh.al/