RTSH 24 Live

Politikë

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Mediu: Hoqët koalicionet se përndryshe do ishit në opozitë

26/07/2024

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Mediu: Hoqët koalicionet se përndryshe do ishit në opozitë

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu i cilësoi të njëanshme ndryshimet ën Kodin Zgjedhor, duke thënë se kjo bëhet vetëm për interesat të mazhorancës dhe se opozita dhe partitë e vogla dalin të humbura.

Media thekson se vendi ka nevojë për një reformë të vërtetë zgjedhore, ndërsa akuzoi mazhorancën se hoqi koalicionet parazgjedhore pasi në të kundërt do të ishte në opozitë sot.

“Çfarë e pengon Shqipërinë që të adresojë rekomandimet e ODIHR-it. E para është përdorimi I kriminelëve për të blerë votuesit, përdorimi i fondeve publike dhe Administratës për fushatë elektorale, përdorimi I të dhënave të qytetarëve nga patronazhistët. A nuk është taktikë elektorale në tryezë heqja e mundësisë së koalicioneve të opozitës duke minuar minimalit atë që kishit të drejte ju në 2013 kur ishit në opozitë. Po çfarë standardi është ky? Nëse nuk do kishit hequr koalicionet ju sot do ishit në opozitë dhe sot do kishim një mazhorancë tjetër. Ka nevojë për reformë zgjedhore dhe jo për marrëveshje të vogla që e kthejnë kuvendin në një institucion ku gjendet vendi i punës dhe jo në shërbim të interesave të qytetarëve. S’ka asnjë propozim të ketë ardhur nga ne për mbyllje listash. Keni bërë rrëmujë që mos të kishim një reformë zgjedhore. Ky komision nuk ka funksionuar për shkak të qëllimeve të njëanshme politike për të mos pasur reformë zgjedhore. Opozita duhet të dijë të menaxhojë marrëdhënien e saj para se të arrijë marrëveshje me ju” tha Mediu.

/rtsh.al/