Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndërtimin e një ure në Bashkinë e Përmetit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama thekson se ura që kalon mbi lumin Vjosa dhe lidh fshatra me njëri-tjetrin që kanë qenë pothuajse të izoluar, do t’i lehtësojë jetën banorëve.
“Mirmëngjesi dhe me urën e re në bashkinë Përmet, e cila kalon mbi lumin Vjosë, dhe lidh disa fshatra të bukur me njëri-tjetrin që deri dje kanë qenë pothuaj të izoluar prej mungesës së këtij investimi, duke i futur edhe në hartën e Përmetit turistik përveçse lehtësuar jetën e vetë banorëve, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.
/rtsh.al/