RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Ndalohet 45 vjeçari, qëlloi mbi policinë

25/12/2020

Ndalohet 45 vjeçari, qëlloi mbi policinë

Policia e Shtetit njoftoi se ka ndaluar  45 vjeçarin, Josif Kavaja nga fshati Seltë i Elbasanit, i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të patrullës së policisë pasditen e 24 dhjetorit. Ai është arrestuar nga forcat RENEAnë orët e para të mëngjesit të sotëm. “Policia Vendore e Elbasanit rrethoi zonën në një perimetër të gjerë dhe në ndihmë të Policisë Vendore shkuan forcat speciale RENEA.Grupi negociator i Renas ka bërë thirrje për disa orë rresht  shtetasit J.K., për t’u dorëzuar, por  ky shtetas nuk i është bindur thirjeve të Policisë.  Shtetasi J.K, në orët e para të mëngjesit ka qëlluar me armë në drejtim të forcave RENEA” njofton policia. Gjatë  shkëmbimit të zjarrit ky shtetas ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe një sëpatë. Më parë familjarë të Kavajës i thanë policisë se ai ishte person me probleme psiqike dhe i kërkuan të jetë e kujdesshme gjatë operacionit.