RTSH 24 Live

Ekonomi

Nafta pa taksa, mbi 20 mijë e 500 aplikantë në të gjithë vendin

08/04/2021

Nafta pa taksa, mbi 20 mijë e 500 aplikantë në të gjithë vendin

Pasi qëndroi 10 vjet ne Greqi, Paulini vendosi te rikthehet per te investuar ne vendlindje, në Mjedë të Shkodrës. Prej 15 vitesh merret me kultivimin e pemeve dhe blegtori. Shqetësimi i Paulinit ka qenë për të gjithë fermerët. Këtë vit është ndezur një dritë e fortë jeshile. Fermerët përfitojnë naftë pa taksa.
Nga Drejtoritë e Bujqësisë vijon kontrolli i dokumentacionit dhe shpërndarja e kartave. Ylvi Shimaj, specialist në Drejtorinë e Bujqësisë Shkodër na shpjegon thjesht se si përllogaritet sasia e naftës, dhe si shkon ajo te fermeri:  
Skema e perfitimit te naftes pa taksa u aplikua për herë të parë gjatë këtij viti. Sipas Ministrisë së Bujqësisë për të përfituar nga kjo skemë në të gjithë vendin aplikuan 20 561 fermerë. Numrin më të lartë të aplikimeve e mbajnë qarqet  Korçë, Fier, Berat, Elbasan, Dibër dhe Tiranë.