RTSH 24 Live

Ekonomi

Nafta falas për bujqësinë, vijon procesi i shpërndarjes në Lushnje

16/06/2022

Nafta falas për bujqësinë, vijon procesi i shpërndarjes në Lushnje

Të gjithë fermerët që kanë aplikuar në skemën e naftës pa akcizë do ta marrin atë. Në Lushnje deri tani janë shpërndarë 6283 karta nafte ose kanë përfituar një e treta e aplikantëve. Proçesi i shpërndarjes së tyre po vijon edhe tani në sezonin e pikut të punëve me mekanikën bujqësore.

Nafta pa taksë merret në të njëjtat pika të shpërndarjes së karburantit ku furnizohen edhe mjetet private. Momentalisht po shpërndahen kartat për aplikantët e datës 9 mars, ndërsa procesi është në fazën e verifikimit të dosjeve.

Drejtori i AREB ( Agjensisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor) Ferdinant Shani shprehet se është çelur edhe fondi shtesë për përfituesit e kësaj skeme.

Aplikimet për skemën e naftës pa akcizë filluan në 24 shkurt të 2022 dhe u mbyllën më 30 mars. Në këtë pikë të Lushnjes u përfshinë në skemë mbi 18 mijë fermerë të qarqeve Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

/rtsh/