RTSH 24 Live

Europë

Musk kundër gjyqtarëve italianë për emigrantët në Shqipëri: Ata duhet të ikin!

12/11/2024

Musk kundër gjyqtarëve italianë për emigrantët në Shqipëri: Ata duhet të ikin!

Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk ndërhyn në betejën kokë më kokë mes qeverisë Meloni dhe gjykatave italiane për ndalimin e emigrantëve në qendrat e pritjes në Shqipëri, shkruan ”Corriere della sera” (CDS).

Themeluesi i ”Paypal” dhe ”Tesla”, njeriu më i pasur në botë dhe financuesi kryesor i Trump, duke komentuar në X lajmin e postuar nga një përdorues mbi vendimin për pezullimin e vlefshmërisë së ndalimit të shtatë emigrantëve nga Egjipti dhe Bangladeshi në Gjader, shkruan se ”këta gjyqtarë duhet të ikin”.

Sekretari i Lega-s, Matteo Salvini, i mbrojtur në të kaluarën nga Musk për çështjen e ”Open Arms”, i bën jehonë menjëherë sipërmarrësit.

“Edhe një vendim tjetër i gjyqtarëve që pengon largimi i emigrantëve të paligjshëm nga territori italian nuk është një shuplakë për qeverinë, por një zgjedhje që rrezikon sigurinë dhe portofolin e italianëve”, shkruan Salvini.

Por, Ernesto Carbone, një anëtar laik i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (CSM), i gjykon fjalët e Musk si “të rrezikshme”.

“Këta oligarkë të rinj që shfrytëzojnë botë të reja (si hapësira, eteri, mediat sociale dhe teknologjitë e reja) për të kontrolluar politikën botërore janë një rrezik për demokracinë”, shkruan deputeti i CSM-së.

”Pas një depërtimi në politikën gjermane, sot juristi Elon Musk hyn në mënyrë të dhunshme duke kritikuar një pushtet shtetëror. E gjithë kjo është e papranueshme, por mbi të gjitha e rrezikshme”, thotë Carbone.


/ rtsh.al /