RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti – Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira ,reshje shiu lokale, temperaturat me rritje

3 orë para

Moti – Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira ,reshje shiu lokale, temperaturat  me rritje

E Shtunë 21 Shtator 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime, vranësira dhe reshje shiu lokale. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore    12/23°C

- Zonat e ulëta     12/29°C

- Zonat bregdetare 16/28°C

Kosova për dt. 21 Shtator 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 8°C –11°C në mëngjes deri në 18°C –22°C gradë Celsius në mesditë.

E Diel 22 Shtator 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira ne shtim pasdite ne jug dhe reshje shiu  lokale. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore    12/24°C

- Zonat e ulëta     14/30°C

- Zonat bregdetare 16/28°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari