RTSH 24 Live

Sociale

Moti i keq, ARRSH: Kujdes në lëvizje, respektoni sinjalistikën rrugore

26/11/2021

Moti i keq, ARRSH: Kujdes në lëvizje,  respektoni sinjalistikën rrugore

Moti i keq ka pëfshirë këtë të premte vendin. Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bëhet me dije drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
“Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin pa sjellë probleme në akset nacionale dhe me qarkullimin e mjeteve. Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.”thuhet ne njoftim.