RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti- Fundjava do të jetë e paqëndrueshme, dita e Diel do të jetë me reshje shiu intesive, temperaturat zbresin me 10 gradë

13/08/2022

Moti- Fundjava do të jetë e paqëndrueshme, dita e Diel do të jetë me reshje shiu intesive, temperaturat zbresin me 10 gradë
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Vorbulla ciklonike është zhvendosur në rajonet ballkanike e cila ka sjellë masa ajri të freskëta edhe në vendin tonë duke freskuar klimën gjatë kësaj fundjave. 

E Shtunë data 13 Gusht 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu të pakta në zonën e Shkodrës dhe zoant malore.  Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7-8 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      14/25°C
Zona e ulët         16/29°C
Zona bregdetare  20/30°C

Kosova, e Shtunë data 13 Gusht 2022

Moti do të jetë me vranësira , rreshje shiu me rrebeshe dhe stuhi. Era do të jetë me drejtim Veri -Perëndim me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 15°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 24°C -26°C .

E Diel data 14 Gusht 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në orët e para të mëngjsesit deri në mesditë .  pasdite reshjet do të mbeten të pakta në lindje, në mbrëmje do të kemi përmirësim . Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7-15 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      13/23°C
Zona e ulët         14/28°C
Zona bregdetare  19/29°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari