RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti- Fillimi i javës rikthen stabilitetin e kushteve atmosferike

14/08/2022

Moti- Fillimi i javës rikthen stabilitetin e kushteve atmosferike
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga qëndra ciklonike e cila ka sjellë masa ajri të freskëta duke sjellë reshje shiu dhe rënie të konsiderushme të temperaturave në vendin tonë.

E Diel data 14 Gusht 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në orët e para të mëngjsesit deri në mesditë .  pasdite reshjet do të mbeten të pakta në lindje, në mbrëmje do të kemi përmirësim . Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7-15 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      14/24°C
Zona e ulët         16/29°C
Zona bregdetare  18/28°C

Kosova, e Diel data 14 Gusht 2022

Moti do të jetë me vranësira , rreshje shiu me rrebeshe dhe stuhi. Era do të jetë me drejtim Veri -Perëndim me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 13°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 21°C -24°C .

E Hënë data 15 Gusht 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      13/28°C
Zona e ulët         14/32°C
Zona bregdetare  19/31°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari