RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti - Dita e sotme do të jetë me kthjellime, temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes

13/02/2024

Moti - Dita e sotme do të jetë me kthjellime, temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes

Shtjella ciklonike po zhvendoset drejt europës, detit Egje, duke ia lenë vendin presionit të lartë atmosferik në Europën Perendimore ku presim stabilitet të motin në ditët në vijim.

E Martë, 13 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe  vranësira me reshje shiu me dhe bore të izoluara në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore    2/10°C

- Zonat e ulëta      6/16°C

- Zonat bregdetare 8/16°C

Kosovë

Kosova për dt. 13 Shkurt 2024 do të ketë vranësira reshje shiu dhe bore të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 4°C –5°C në mëngjes deri në  8°C – 12°C gradë Celsius në mesditë.

E Mërkurë, 14 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , mjegull dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 8 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore    -2/11°C

- Zonat e ulëta      2/16°C

- Zonat bregdetare 6/17°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/