RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti – Dimri meteorologjik nis me temperatura të larta, reshje shiu dhe stuhi në veri

01/12/2023

Moti – Dimri meteorologjik nis me temperatura të larta, reshje shiu dhe stuhi në veri

Ajri i ngrohtë nga Afrika po ngjitet drejt gjerësive gjeografike të Mesdheut ku presim rritje të konsiderueshme të temperaturave në territorin e Shqipërisë.

E Premte, 01 Dhjetor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me reshje shiu dhe stuhi në veri dhe reshje të pakta në Jug, zona qëndrore me diell dhe vranësira. Era do të fryjë me drejtim juglindje (SE) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 7-8 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      6/17°C

- Zonat e ulëta       12/22°C

- Zonat bregdetare 16/23°C

Kosovë

Kosova për dt. 01 Dhjetor 2023 do të ketë  vranësira reshje shiu lokale. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 7°C – 11°C në mëngjes deri në 13°C – 17°C gradë Celsius në mesditë.

E Shtunë, 02 Dhjetor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira dhe reshje lokale në veri në veri. Era do të fryjë me drejtim juglindje (SE) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 7-8 me lartësi vale 1,5-2,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      8/17°C

- Zonat e ulëta       13/22°C

- Zonat bregdetare 15/23°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari