RTSH 24 Live

Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm, reshje shiu në veriperëndim dhe temperatura të larta

07/12/2022

Mot i paqëndrueshëm, reshje shiu në veriperëndim dhe temperatura të larta

Europa Juglindore vijon të jetë në ndikimin e fluksit të rrymave ajrore të ngrohta nga veriu i Afrikës, duke kushtëzuar temperatura të larta mbi normën në vendin tonë, gjatë kësaj jave.    

E Mërkurë, data 07 Dhjetor 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare  të pasuara nga reshje shiu lokale në zonën veriperëndimore , jugperëndimore. Era do të jetë me drjetim Jug  me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       6/12°C
Zona e ulët         8/20°C
Zona bregdetare 12/19°C

Kosova, e Mërkurë  data 07 Dhjetor 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje lokale. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 5°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 11°C -13°C .

E Enjte, data 08 Dhjetor 2022

Moti do të jetë me vranësira të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor në zonën veriperëndimore , jugperëndimore. pasdite.  Era do të jetë me drjetim Jug  me shpejtësi 10-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       6/11°C
Zona e ulët         8/19°C
Zona bregdetare 12/18°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari