RTSH 24 Live

Greqi

Mitsotakis fiton zgjedhjet në Greqi, Tsipras e uron

21/05/2023

Mitsotakis fiton zgjedhjet në Greqi, Tsipras e uron

Partia konservatore Demokracia e Re në Greqi, ka fituar zgjedhjet e së dielës. Partia e kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis, mori pothuajse 41% të votave, bazuar në numërimin e më shumë se dy të tretave të kutive të votimit.

Rivali i qendrës së majtë, Alexis Tsipras, e uroi Mitsotakis për fitoren, pasi partia e tij Syriza mori një rezultat të dobët me vetëm 20% të votave. Por, pavarësisht fitores së madhe të qendrës së djathtë, ajo pritet të kërkojë një raund të dytë votimi, në vend që të fillojë negociatat e vështira për koalicion.

Një tjetër fitues i madh në zgjedhje ishte rivali socialist i Syrizës, Pasok, që mori 12% të votave. Kjo do ta vendoste partinë në një pozicion të mirë, nëse kryeministri kërkon bisedime për koalicion gjatë ditëve në vijim.  

Demokracia e Re e Mitsotakis ka qeverisur Greqinë në katër vitet e fundit dhe mund të mburret se rritja ekonomike e vendit, gjatë vitit të kaluar, ishte afër 6%. BBC

/rtsh.al/