RTSH 24 Live

Greqi

Greqia pajiset me F-35, Dendias: Po ndërtojmë forcën më të fuqishme ushtarake

25/07/2024

Greqia pajiset me F-35, Dendias: Po ndërtojmë forcën më të fuqishme ushtarake

Greqia ka nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen me Uashingtonin për blerjen e avionëve luftarakë të gjeneratës së pestë F-35. Lajmi është konfirmuar nga vetë ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias.

Sipas marrëveshjes, Forcat Ajrore Helene do të blejnë fillimisht 20 avionë luftarakë F-35 me një kosto totale prej 3.47 miliardë euro.

 "Ne po ndërtojmë një forcë të fuqishme ushtarake duke blerë avionin luftarak më të avancuar në botë”, tha Dendias.

Dërgesat janë planifikuar të fillojnë në vitin 2028, dhe do të përfundojnë në vitin 2033. F-35 janë avionë luftarakë që përfshijnë arritjet më moderne teknologjike, duke kaluar pa u vënë re nga radarët. Dizajni i tyre thekson të qenit sa më të padukshëm duke përdorur një kombinim të materialeve të avancuara dhe teknikave të fshehjes.

Tipari më i rëndësishëm i F-35 nuk është fuqia e tij e zjarrit, por fuqia e tij llogaritëse. Në marrëveshjen e arritur me SHBA-në përfshihen edhe motorë rezervë, simulatorë, materiale të ndryshme, pajisje dhe shërbime trajnimi.

/rtsh.al/