RTSH 24 Live

Kulturë

Miss Shqipëria 2024, nis turi për promovimin e vlerave kulturore-turistike shqiptare

24/05/2024

Miss Shqipëria 2024, nis turi për promovimin e vlerave kulturore-turistike shqiptare

Edicioni i 26-të i Miss Shqipëria ka hyrë në fazën finale.

Pas provave të vazhdueshme në ambientet e RTSH-së prej përfundimit të audicioneve, bukuroshet e Miss Shqipëria 2024 nisën zyrtarisht turin në kuadër të promovimit të vlerave historike, kulturore dhe turistike të Shqipërisë, traditë kjo e ndjekur prej 26 vitesh nga eventi më jetëgjatë dhe më i madh i bukurisë shqiptare.

Itinerari i bukurosheve shqiptare ka nisur nga Riviera e Jugut, ku do të vizitojnë Vlorën, Dhërmiun, Himarën, Lukovën, Sarandën, Butrintin, Ksamilin, më pas në Tepelenë e Gjirokastër. 

Më pas do të kthehen në Shqipërinë e Mesme, në Golem ku do të jetë edhe faza përmbyllëse e rrugës drejt finales e cila do të mbahet në Kalanë e Ulqinit me 7 qershor.

Finalja e madhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH.

Gazetare: Katerina Kule

/rtsh.al/