RTSH 24 Live

Aktualitet

Ministrja Kushi pret në takim ish-kryeministrin italian Prodi

14/12/2022

Ministrja Kushi pret në takim ish-kryeministrin italian Prodi

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi priti në një takim të mërkurën ish-Kryeministrin e Italisë Romano Prodi dhe ish-ministrin e Arsimit Fabrizio Bianchi.

Në bisedë me ta ajo vlerësoi bashkëpunimin e hershëm dhe miqësinë e ngushtë mes dy vendeve.

“Fokusi kryesor i takimit ishin sfidat aktuale me të cilat po përballet sot arsimi në mbarë globin, si dhe kontributi që politikat arsimore mund të japin në zhvillimin e vendit dhe përballimin e krizave ekonomike, sociale dhe politike” shkruajti zonja Kushi në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja u shpreh se “ndamë bindjen e përbashkët se ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë është politika e duhur me qëllim rritjen e cilësisë dhe inkurajimin e të rinjve për të studiuar dhe kontribuar në Shqipëri”.

Ministrja Kushi falënderoi miqtë për mbështetjen e pakursyer që i kanë dhënë Shqipërisë ndër vite në rrugëtimin e gjatë drejt integrimit në BE.

Po të mërkurën Universiteti i Mjekësisë në Tiranë ka nderuar me titullin “Honoris Causa” ish kryeministrin e Italisë Romano Prodi dhe ish Ministrin e Arsimit Ialian Patrizio Bianchi. 

Titulli u është akorduar dy personaliteteve nga rektori i këtij universiteti Arben Gjata.

Ai tha me këtë rast se vlerëson bashkëpunimin e hershëm dhe miqësinë e ngushtë mes dy vendeve. 

Në fjalën e tij zoti Prodi, figurë e njohur dhe e dashur për shqiptarët veçanërisht për kontributin ndaj Shqipërisë në vitin e trazuar.

“Jam i prekur sepse kam një lidhje të fortë me Shqipërinë. Lidhje që nisi në një moment tejet të vështirë për vendin tuaj. Kur  pashë Tiranën kuptova se gjërat ndryshojnë. Shqipëria po bën progres dhe duhet të vazhdojë të bëjë hapa para" tha zoti Pordi

Sipas tij në kohën e sotme është i nevojshëm ndërmjetësimi në këtë situatë lufte kur gjendja është kritike. "Besoj se sot duhet ndërmjetësim. Ndërmjetësim si ai që bashkoj armiq të përhershëm si Franca me Gjermaninë. Kjo duhet të ndodhi edhe në Ukrainë" tha ish kryeministri italian Romano Prodi.

/ rtsh.al /