Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel do të vizitojë këtë të hënë (4 nëntor) Kosovën.
Kryediplomati i Luksemburgut, do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani, si dhe me zv.kryeministrin Besnik Bislimi.
Pas takimit që do të zhvillojë me zv.kryeministrin, dyshja do të mbajnë dhe një konferencë të përbashkët për media ku do të bëjnë me dije detaje nga takimi mes tyre.
Mes Bettel dhe Bislimit do të nënshkruhet dhe një memorandum mirëkuptimi mes palëve
Bettel do të pritet gjithashtu në një takime dhe nga zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ku pas takimit është paraparë të mbahet edhe një konferencë për media.
/rtsh.al/