RTSH 24 Live

Politikë

Ministri Hasani mund të marrë postin e sekretarit të përgjithshëm në OSBE

25/07/2024

Ministri Hasani mund të marrë postin e sekretarit të përgjithshëm në OSBE

Ndryshe nga organizatat e tjera ndërkombëtare (si Kombet e Bashkuara, të cilat kohët e fundit ka përdorur një proces më publik për të emëruar dhe përzgjedhur Sekretarin e Përgjithshëm), OSBE praktikon një përzgjedhje të udhëheqësve të lartë që ndodh tërësisht pas dyerve të mbyllura.

Në një shkrim ekskluziv, “Security and Human Rights Monitor”, raporton se Igli Hasani  është kandidat për këtë post. Propozimi është dërguar nga qeveria shqiptare, ai do të jetë në garë me katër persona të tjerë.

Përveç nevojës për të miratuar përfundimisht një vendim konsensusi për katër postet në nivel të ministrave, nuk ka procedura të përcaktuara për procesin e konsultimit dhe përzgjedhjen eventuale. I takon vendit që kryeson OSBE-në të gjejë mënyra për arritjen e konsensusit, duke përfshirë organizimin e konsultimeve dhe dëgjimeve të mundshme ose intervistave me kandidatët.

Gjatë procesit të konsultimit me 57 shtete, Kryesia luan rolin e një ndërmjetësi të ndershëm – një palë mjaftueshëm neutrale që mund të ndihmojë në krijimin e konsensusit.

Për më tepër, ekziston një mirëkuptim joformal se duhet të ketë ekuilibër gjeografik dhe gjinor për katër postet.

Ashtu si me të gjitha vendimet e tjera të OSBE-së, emërimet mund të bëhen vetëm pasi të jetë arritur konsensusi midis të 57 shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së. Çdo shtet anëtar mund të bllokojë në mënyrë të njëanshme një marrëveshje nëse ai shtet për shembull përpiqet të bëjë presion për lëshime diku tjetër, ose të shtyjë kandidatin e tij.

KANDIDATË PËR POSTIN E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM NË OSBE

Igli Hasani  – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme në Sqhipëri

Jan Braathu – Shef i Misionit të OSBE-së në Serbi;

Christophe Kamp– Përfaqësues i Përhershëm i Holandës në OSBE;

John MacGregor – Shef i Qendrës së OSBE-së në Ashgabat

Marcel Peško – Përfaqësues Special i Kryesuesit të OSBE-së, Koordinator i Projektit të OSBE-së në Ukrainë.

Ndryshe nga organizatat e tjera ndërkombëtare, si Kombet e Bashkuara, të cilat kohët e fundit ka përdorur një proces ndryshe për të emëruar dhe përzgjedhur Sekretarin e Përgjithshëm, OSBE zgjedh udhëheqësit e lartë me dyer të mbyllura.

Gjithashtu i takon vendit që kryeson OSBE-në të gjejë mënyra për arritjen e konsensusit, duke përfshirë organizimin e konsultimeve dhe dëgjimeve të mundshme ose intervistave me kandidatët.

Ashtu si me të gjitha vendimet e tjera të OSBE-së, emërimet mund të bëhen vetëm pasi të jetë arritur konsensusi midis të 57 shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së.

Përpara fillimit të detyrës, si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, në periudhën Tetor 2021 – Shtator 2023, Igli Hasani ka mbajtur pozicionin e Koordinatorit të OSBE për Çështjet Ekonomiko-Ambientale. Ky ishte pozicioni më i lartë i mbajtur nga një shtetas shqiptar në OSBE, që prej anëtarësimit të Shqipërisë në Organizatë, në vitin 1991.

/rtsh.al/