RTSH 24 Live

Politikë

Ministrat e rinj, Adea Pirdeni dhe Blendi Gonxhe betohen në Presidencë

16/01/2024

Ministrat e rinj, Adea Pirdeni dhe Blendi Gonxhe betohen në Presidencë

Dy ministrat e rinj, Adea Pirdeni dhe Blend Gonxhe, janë betuar të martën (16 janar) në Presidencë, pasi Kuvendi 1 ditë më parë i dha 73 vota dekretit për emërimin e tyre, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.

Adea Pirdeni do të drejtojë Ministrinë e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, ndërsa Blend Gonxhe do të drejtojë Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të dyja ministri të sapo krijuara.

Adea Prideni më herën mbante detyrën e Zv.Ministres së Drejtësisë, ndërsa Blend Gonxhe atë të drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit rrugor. Gonxhe zëvendësoi Elva Magraritin, tek Ministria e Kulturës, ndërsa ministria e re përfshin edhe Ekonominë dhe Inovacionin.

Gazetare: Denada Shkodrani 

/rtsh.al/