RTSH 24 Live

Ekonomi

Meta kthen ligjin për taksat lokale: Ligj klientelist që dëmton buxhetin e shtetit!

13/01/2021

Meta kthen ligjin për taksat lokale: Ligj klientelist që dëmton buxhetin e shtetit!

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer qeverisë socialiste të kryeministrit Edi Rama një ligj për taksat kombëtare. Sipa zotit Meta ligji parashikon ngrirjen e rentës minerare për 3 vjet, dhe nga zbatimi i tij pritet të sjellë një humbje prej 500 milionë lekësh në buxhetin e shtetit.
"Përveç faktit që analiza e efekteve financiare nuk është kryer e plotë, por është kufizuar vetëm në periudhën 3 vjeçare, kjo shumë në formën e efekteve negative prek në mënyrë direkte edhe investimet e njësive të qeverisjes vendore" ka vërejtur zoti Meta.
Sipas tij ligji "...është miratuar pa asnjë konsultim me pushtetin vendor, që është përfitues direkt i një përqindjeje të të ardhurave nga renta minerare, duke cënuar parimin e decentralizimit dhe autonomisë së këtij pushteti, ashtu dhe interesin publik për të përfituar nga fondet e planifikuara për t`u investuar në disa njësi të vetëqverisjes vendore".
Më tej presidenti Meta shënon se "...përveç humbjeve të të ardhurave në buxhet, dhe diferencimit fiskal mbi baza klienteliste, ndryshimi i propozuar cenon shfrytëzimin me objektivitet të pasurisë kombëtare e cila nëse konsumohet në këtë mënyrë, pa vjelë ato të mira që i takojnë gjithë shoqërisë, konsiderohet shpërdorim flagrant i saj". Kjo përzgjedhje lehtësuese vetëm për një sektor pa asnjë transparencë është një tregues se janë favorizuar subjekte të caktuar ekonomikë dhe nuk është lehtësuar sektori, ka argumentuar kthimin e ligjit presidenti Meta.