RTSH 24 Live

Kronika

Meta bisedë me eurodeputeten Santos dhe ambasadorin Soreca: Meta bisedë me eurodeputeten Santos dhe ambasadorin Soreca:

08/12/2020

Meta bisedë me eurodeputeten Santos dhe ambasadorin Soreca: Meta bisedë me eurodeputeten Santos dhe ambasadorin Soreca:

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një bisedë online me Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeten Isabel Santos, dhe Ambasadorin e Delegacionit të BE në Tiranë, zotin Luigi Soreca.
"Një falenderim i veçantë për zonjën Santos, për vëmendjen e posaçme që i ka kushtuar në Projekt Rezolutën për Shqipërinë zgjedhjeve të ardhshme, fenomenit të shpopullimit dhe cënimit të lirisë së medias në Shqipëri". 
Meta thekson se si President i Republikës do të bëjë çdo përpjekje për zbatimin e plotë të gjitha kushteve që lidhen me negociatat. "E sigurova se si President i Republikës do të vazhdoj të bëj çdo përpjekje për zbatimin e plotë të të gjitha kushteve, që lidhen me nisjen e negociatave të anëtarësimit. Integrimi europian i Shqipërisë kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe ndërtimit të shtetit ligjor me institucione të pavarura dhe funksionale”, shkruan presidenti Ilir Meta në “Facebook”.