RTSH 24 Live

Sociale

Mes profesionit dhe sportit, 15-vjeçari studion për veterinari në shkollën ''Ndre Mjeda''

4 orë para

Mes profesionit dhe sportit, 15-vjeçari studion për veterinari në shkollën ''Ndre Mjeda''

Shumica e njerëzve e shohin sportin si një pjesë të stilit të tyre të jetesës, ndërsa përqendrohen në një profesion tjetër për të ardhurat dhe karrierën e tyre. I tillë është edhe rasti i këtij 15-vjeçari nga Puka i cili përveçse angazhohet me ekipin e futbollit të Basianis të Bushatit, ka zgjedhur të ndjekë edhe shkollën profesionale për degën veterinari në shkollën e mesme profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat. Ledjo është në klasën e 10-të.

“Më ka pëlqyer dega e veterinarisë që i vogël, kemi bërë praktika rregullisht në terrene që i mundëson shkolla”, u shpreh Ledjo Laci, Nxënës i shkollës së mesme profesionale “Ndre Mjeda”.

Kur e pyet se ke do të zgjedhë mes sportit dhe profesionit, Ledjo përgjigjet kështu.

“Zgjedhja është e vështirë por shkolla është prioritet”, u shpreh Ledjo.

Në shkollën profesionale “Ndre Mjeda” aty ku Ledjo studion marrin dije dhjetëra nxënës ne 4 drejtime, siç janë veterinari, teknologji ushqimore, bujqësi dhe ekonomi bujqësore.

Gazetar: M. Rakaj 

/RTSH/