RTSH 24 Live

Botë

Merkel vaksinohet me AstraZeneca

15/04/2021

Merkel vaksinohet me AstraZeneca

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, 66 vjeçe, do të vaksinohet nesër me vanksinën antiCovid-19 të AstraZeneca-s, sapo njoftoi ”Die Welt” on line.

”Kur të jetë radha ime, unë gjithashtu do të vaksinohem me AstraZeneca”, deklaroi më 31 mars kancelarja gjermane Angela Merkel duke iu përgjigjur një pyetje mbi vaksinimet me AstraZeneca.

”Po, unë do të vaksinohem me vaksinën AstraZeneca”, tha Merkel në një konferencë shtypi.

Kancelarja hyn në atë pjesë të intervalit të popullsisë për të cilën Komisioni Gjerman i Vaksinimit (Stiko) rekomandon përdorimin e vaksinës anglo-suedeze./ATSH