RTSH 24 Live

Botë

Merkel: S’kisha 'forcë' politike për bisedime me Putinin para pushtimit të Ukrainës

24/11/2022

Merkel: S’kisha 'forcë' politike për bisedime me Putinin para pushtimit të Ukrainës

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ajo kishte synuar të mblidhte në bisedime mes liderëve të BE dhe Vladimir Putin një vit para pushtimit të tij në Ukrainë, por nuk kishte forcë politike për të ndikuar te Rusia, pasi ishte në fund të mandatit të saj.

Në një intervistë për Spiegel, Merkel tha se ajo dhe presidenti francez Emmanuel Macron kishin planifikuar të zhvillonin një format të pavarur bisedash me Putinin brenda Këshillit Evropian në vitin 2021, verën e saj të fundit në detyrë.

"Por unë nuk kisha më forcë për të vazhduar, sepse në fund të fundit, të gjithë e dinin: ajo do të largohet në vjeshtë," tha Merkel.

Merkel, e cila u tërhoq nga politika pas 16 vitesh në pushtet pas zgjedhjeve në Gjermani të shtatorit 2021, ia dorëzoi zyrtarisht frenat Olaf Scholz-it të Social Demokratëve në dhjetor të atij viti.

Megjithatë, ish-liderja konservatore tha për largimin e saj nga politika se kishte ardhur "koha për një qasje të re" për shkak të mungesës së progresit nga qeveria e saj jo vetëm në Ukrainë, por edhe në konfliktet në Moldavi, Gjeorgji, Siri dhe Libi.

/rtsh.al/