RTSH 24 Live

Aktualitet

Megaoperacioni “Alpe të pastra”/ Kultivuan 1300 fidanë kanabis, kapen 2 persona, në kërkim 2 të tjerë

26/05/2023

Megaoperacioni “Alpe të pastra”/ Kultivuan 1300 fidanë kanabis, kapen 2 persona, në kërkim 2 të tjerë

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Shkodër, dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit antikanabis “Alpe të pastra”.

Blutë e Shkodrës kanë ushtruar kontrolle në 191 zona malore dhe zona të tjera me risk, ku kanë konstatuar se në fshatin Gjuran dhe Vilzë, kanë konstatuar 1300 fidanë kanabis dhe 137 fidanë të tjerë në kubikë, të gatshëm për t’u kultivuar në tokë.

Policia identifikoi 4 autorët që tentuan të kultivojnë fidanët, dy prej të cilëve, një 43-vjeçar dhe një 53-vjeçar  u vunë në pranga dhe dy të tjerët, babë e bir u shpallën në kërkim.

“Falë veprimeve të shpejta operacionale, bazuar dhe në informacionet e siguruara, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e 4 shtetasve si autorë kryesorë të dyshuar të këtyre tentativave për kultivimin e fidanëve narkotikë. 2 prej këtyre shtetasve janë vënë në pranga dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, konkretisht:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit M. L., 43 vjeç, banues në fshatin Limsh dhe B. F., 53 vjeç, banues në fshatin Vilzë, autorë të dyshuar të kultivimit të 350 fidanëve në tokë dhe 137 fidanëve në kubikë;

-u shpallën në kërkim shtetasit L. F. dhe P. F. (babë e bir), pasi në territorin e banesës së vjetër të tyre, janë gjetur 950 fidanë të kultivuar në tokë”, njofton Policia.

Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, në të cilin u përfshinë 80 forca policore dhe 6 dronë, vijon.

/rtsh.al/