RTSH 24 Live

Politikë

Me 113 vota pro, Kuvendi miraton rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë

07/07/2022

Me 113 vota pro, Kuvendi miraton rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë

Me 113 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi ka miratuar sot rezolutën për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Rezoluta ishte pika kryesore e diskutimeve që u zhvilluan në seancën e sotme (7 korrik) parlamentare.

Opozita  e cilësoi këtë rezolutë fillimisht si të paplotë, megjithatë në fund ata i bashkuan votat me maxhorancën duke e votuar.

Rezoluta dënon pandëshkueshmërinë ndaj krimeve të luftës, që shkel mbi dinjitetin e më shumë se 8 mijë civilëve që u masakruan në Sreberenicë, të mbijetuarave dhe familjeve të tyre. Gjenocidi i Srebrenicës ose Tragjedia e Bosnjës është një krim lufte i zbatuar në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet! Kjo rezolutë shpall 11 korrikun si Ditën e Përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë.

Po ashtu Kuvendi ka votuar pro edhe për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë me procedurë të përshpejtuar në aleancë.

/rtsh.al/