Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka bërë të ditur për herë të parë se është kërcënuar me vdekje nga trafikantët për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes me Shqipërinë për pritjen e emigrantëve.
Duke folur mbi klimën e tensionuar të krijuar rreth marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, ku gjqësori italian ka dalë kundër kësaj marrëveshjeje, Meloni tha se vendimi i gjykatës së Bolonjës është një fletushkë propagandistike.
“Argumentet me të cilat gjykata e Bolonjës i kërkon Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të moszbatuar një ligj tjetër italian e kanë shumë njerëz, gjë e cila ishte më shumë një fletëpalosjeje propagandistike sesa një akt gjyqësor. Pastaj argumenti me “Gjermanisë naziste” ishte argument ligjor propagandistik dhe më i dobëti”, deklaroi Meloni për Rai1.
Ajo theksoi më tej se “do të bëj gjithçka që të funksionojë”. Meloni se strategjia e qeverisë italiane po funksionon dhe se zbarkimet e emigrantëve nga vendet e treta po pakësohen.
“Nëse vazhdojmë kështu, do të jem unë ajo që do të them se Italia nuk është vend i sigurt. Kur e themi këtë për Bangladeshin, flasim për 180 milionë banorë. Strategjia e qeverisë po funksionon sepse zbarkimet e emigrantëve po pakësohen dhe po tregojmë se mund t'i japim fund këtij fenomeni”, u shpreh Meloni.
Kryeministrja italiane shtoi se të gjitha kundërvëniet janë për të bllokuar marrëveshjen me Shqipërinë. Meloni tha se për këtë marrëveshje ka marrë edhe kërcënime me vdekje nga trafikantët e qenieve njerëzore.
“Jam e bindur se e gjitha kjo po bëhet për të bllokuar marrëveshjen me Shqipërinë. Të gjithë e kuptojnë se marrëveshja është çelësi për të bllokuar emigracionin e parregullt. Nëse kontrabandistët gjenden jashtë kufijve evropianë, kjo është pengesa më e madhe që mundemi t’u krijojmë atyre. Dua të them këtu se në fakt, është hera e parë që trafikantët e qenieve njerëzore më kanë kërcënuar me vdekje”, vijoi Meloni.
/rtsh.al/