RTSH 24 Live

Politikë

Marrëveshja Kosovë-Serbi në Ohër, Begaj: Garanci për stabilitetin e rajonit

19/03/2023

Marrëveshja Kosovë-Serbi në Ohër, Begaj: Garanci për stabilitetin e rajonit

Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur dakordësimin mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër, ku shton se kjo do të sjellë më shumë paqe dhe stabilitet për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Begaj shprehet besimplotë se BE do të garantojë që palët të zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjes.

“Përshëndes arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës. Ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian. Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët. Falenderoj Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme”, shkruan Begaj.

Në takimin në Ohër , Kosova dhe Serbia ranë dakord që të zbatojnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk firmosën një marrëveshje përfundimtare. Megjithatë BE bëri me dije aneksin që u ra dakord mes palëve për pikat që duhet të zbatojnë sipas propozimit europian.

/rtsh.al/