RTSH 24 Live

Teknologji

Marka më e re premium mahniti botën me një veturë të re

31/03/2021

Marka më e re premium mahniti botën me një veturë të re

Prodhuesi Korean Genesis ka prezantuar një Coupe elektrik nën emërtimin X. Genesis X është një makinë koncept me të cilën marka premium në pronësi të Hyundai hap një kapitull të ri në historinë e tij të shkurtër, transmeton Telegrafi. Është një automjet GT me linja të theksuara sportive, i cili tregon një drejtim të ri të mundshëm në të cilin Genesis do të lëvizë në të ardhmen e rezervuar për automjetet elektrike.


Prodhuesi Korean përshkruan modelin e kësaj makine si “elegancë atletike” që marka mund të adoptojë për modelet e saj të reja Pjesa e përparme e automjetit dominohet nga një maskë tipike me të cilën kjo markë e re e makinave premium është e njohur, ndërsa dritat janë bërë në formën e dy shiritave të hollë paralelë LED, një detaj elegant që mund të shihet në modelet standarde të Gensis. “Kabina” është projektuar në mënyrë që pozicioni i shoferit të dalë jashtë. Brendësia duket shumë luksoze, dhe dizajni është minimalist


Konstruktorët parashikuan që Genesis X mund të strehonte në mënyrë të qetë katër të rritur dhe t’ju drejtojë në udhëtime më të gjata. Detajet në lidhje me sistemin e drejtimit nuk janë njoftuar, gjë që nuk është e çuditshme duke marrë parasysh se kompania thekson se tani për tani është vetëm një studim i dizajnit dhe se ne nuk do të shohim një version të prodhimit të kësaj makine në një të ardhme të parashikueshme, gjë që është vërtet për të ardhur keq. Genesis e lë derën hapur për t’u ofruar klientëve një model të ngjashëm serial në makinë elektrike në të ardhmen.