RTSH 24 Live

Rajon

Maqedonia e Veriut dhe Greqia kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e interkonektorit  për trasmetimin e gazit natyror

10/07/2021

Maqedonia e Veriut dhe Greqia kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e interkonektorit  për trasmetimin e gazit natyror

Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi dhe Ministri i Mjedisit dhe Energjisë së Greqisë, Kostas Skrekas, nënshkruan në Athinë Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës Greke për zhvillimin e interkonektorit për distribumin e gazit natyror Greqi-Maqedoni e Veriut, transmeton Anadolu Agency. 

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, përmes një deklarate të shpërndarë në Facebook. Në të thuhet se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje garanton qëllimin e Qeverive të dy vendeve për të zgjeruar bashkëpunimin ekzistues në sektorin energjetik, në mënyrë që të forcohet bashkëpunimi në sektorin e gazit duke promovuar interkonektorin e sistemeve të tyre të gazit.
"Ky është një hap i madh përpara drejt një infrastrukture më të zhvilluar të energjisë në vendin tonë dhe në rajon, si dhe një kontribut në sigurimin e diversitetit në furnizimin me gaz natyror. Për ne, një nga prioritetet kryesore të ndërtimit të interkonektorit është përmirësimi i sigurisë së furnizimit dhe likuiditetit në tregun e gazit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe furnizimi i gazit nga Korridori Jugor", u shpreh Zaev.

Ndërkohë, në një njoftim të Ministrisë së Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, thuhet se vlera totale e këtij projekti është rreth 100 milionë euro. Nga këto fonde, investimi i Maqedonisë së Veriut arrin në 54 milion euro.