RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Maqedoni e Veriut, partia opozitare “Alternativa” kërkon asociacion të komunave shqiptare

27/02/2023

Maqedoni e Veriut, partia opozitare “Alternativa” kërkon asociacion të komunave shqiptare

Në kohën kur Kosova gjendet para marrëveshjes finale për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kryetari i partisë opozitare shqipatre “Alternativa” në Maqedoninë e Veriut i ka propozuar partive të tjera shqipare që edhe në këtë shtet të formohet një asociacion i njëjtë me atë të po kërkon Serbia të krijohet në Kosovë.

Pyetja që duhet të shtrohet është se pse partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ato që kanë komuna (Bashkimi Demokratik për Integrim, Aleanca për Shqiptarët dhe BESA), nuk e ngrenë një iniciativë për themelimin e Asociacionit të komunave shqiptare në Maqedoninë e Veriut po me ato kompetenca që bashkësia ndërkombëtare kërkon t’i ketë Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë”, ka deklaruar Zeqirja Ibrahimi nga partia “Alternativa”.

Kërkesa e tij për Asociacionin e komunave shqiptare, është refuzuar nga partitë tjera, përveç Lëvizjes “Besa”, e cila ka thënë se do ta shqyrtojë një propozim të tillë.  Bashkimi Demokratik për Integrim, që drejtohet nga Ali Ahmeti, tha se një propozim i tillë është “anti-perëndimor” dhe i dëmshëm për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. Ndërsa Lidhja Social-Demokrate e kryeministrit, Dimitar Kovaçevski e ka konsideruar kërkesën joserioze.

Për kryetarin e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski, një ide e tillë “mund të përkeqësojnë marrëdhëniet ndëretnike” dhe se raportet dhe të drejtat e bashkësive etnike, në veçanti të asaj shqiptare janë të rregulluara me Marrëveshjen e Ohrit.

Disa parti më të vogla maqedonase, propozimin e Alternativës e kanë quajtur “ide nacionaliste që dëmton perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut”.

/rtsh/