RTSH 24 Live

Rajon

Mali i Zi, zhvillohet ceremonia mortore në nderim të viktimave

14/08/2022

Mali i Zi, zhvillohet ceremonia mortore në nderim të viktimave

Sot është zhvilluar ceremonia mortore në Cetinje të Malit të Zi, për qytetarët që humbën jetën, pasi një sulmi me armë zjarri nga një 34-vjeçar. Nga ky sulm dhjetë persona, përfshirë dy fëmijë, u vranë dy ditë më parë.

Familjet e viktimave, së bashku me zyrtarët më të lartë malazezë morën pjesë në këtë ceremonin për të bërë nderimet e fundit. Të pranishëm ishin edhe kryeministri dhe presidenti i Malit të Zi. Për këtë tragjedi, Mali i Zi shpalli tre ditë zie kombëtare. Në çdo fotografi të viktimave ishte vendosur një trëndafil i bardhë.

Nga hetimet policia thotë se autori i sulmit kohët e fundit kishte shfaqur një “ndryshim në sjellje”. Vuk Boriloviç përdori një armë gjuetie për të qëlluar fillimisht për vdekje dy fëmijë, 8 dhe 11 vjeç, dhe nënën e tyre.

Kjo e fundit jetonte si qiramarrëse në shtëpinë e tij në qytetin e Cetinjes. Më pas 34-vjeçari doli në rrugë dhe qëlloi pa shkak ndaj 13 persona të tjerë. Shtatë prej tyre humbën jetën. Personi i armatosur u qëllua për vdekje më vonë pas një përplasje me policinë.

/rtsh.al/