Mbrëmjen e sotme janë shënuar të shtëna me armë zjarri mes forcave të policisë dhe disa personave. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Linaj, njësia administrative Gruemirë, në Bashkinë e Malësisë së Madhe, ku efektivë të policisë janë përplasur me armë me disa persona.
Përplasja me armë ka ardhur si pasojë pasi efektivët kanë hequr disa kamera sigurie në Linaj të Malësisë së Madhe dhe dy persona kanë qëlluar në drejtim të uniformave blu ndërsa deri tani nuk raportohet për të plagosur
Ndërkaq, Policia e komisariatit Malësi e Madhe dhe forcat e Policisë nga Shkodra janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ku disa shtetas janë shoqëruar në komisariatin e policisë në Malësinë e Madhe.
/rtsh.al/