RTSH 24 Live

Teknologji

Makinat që hyjnë në Shqipëri për tregëti jo më të vjetra se 15 vjet

13/01/2022

Makinat që hyjnë në Shqipëri për tregëti jo më të vjetra se 15 vjet

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ndryshoi rregullat për importin e makinave. Sipas këtyre regullave makinat që hyjnë në Shqipëri nuk duhet të jenë më të vjetra se 15 vjet. 
Aktualisht për vitin që sapo kemi hyrë do të lejohen makina me vit prodhimi 2007 e lartë.

Lejohet të importohen/regjistrohen mjetet EURO 5 e sipër:

Autoveturat e reja me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër;

Mjetet motorike të tjera të reja si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër.

Mjetet motorike të tjera të përdorura si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër më parë, të cilat përmbushin normën EURO 3 dhe duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.