RTSH 24 Live

Aktualitet

Lumnimi i dy Klerikëve Martirë - Ngjarje historike për Kishën Katolike në Shqipëri

3 orë para

Lumnimi i dy Klerikëve Martirë - Ngjarje historike për Kishën Katolike në Shqipëri

Kjo e shtunë ishte ditë historike jo vetëm për kishën katolikë në vendin tonë por veçanërisht besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe Kosovë. 6 vite pas Luminimit të At Vincens Prenushit me 37 shokë martirë,  edhe dom Gjon Gazulli e At Luigj Paliq u shpallën të lumë. Mesha e shenjtë u drejtua nga prefekti i dikasterit vatikanas për çështjen e shenjtorëve kardinali Marcello Semeraro.

Pas meshës dhe mbajtës së ritit të Lumnimit kardinalët dhe ipeshkvijtë folën mbi rëndësinë e kësaj ditë për mbarë vendin. Krahas ipeshkvijve të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë dhe Italisë, autoritete vendor e qendrore, mesha e shenjt u ndoq nga qytetarë të shumtë që mbushën sheshin përpara katedrales. E gjithë ceremonia u transmetua drejtpërdrejt në RTSH 24.

/RTSH/