I gjithë qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës të cilat kanë nisur prej mbrëmjes së djeshme dhe kanë vijuar për disa orë. Reshjet kanë qenë më të dendura në zonat malore aty ku trashësia e dëborës ka shkuar nga 5-10 cm.
Reshje dëbore me intensitet të ulët ka pasur edhe në qytetin e Korçës. Aktualisht nuk raportohen probleme për sa i përket qarkullimit në akset nacionale përfshi këtu dhe fshatrat turistik të Dardhës e Voskopojës.
Në ditët në vijim nuk parashikohen reshje dëbore, por do të ketë ulje të temperaturave. Probleme ka pasur në akset e rrugëve malore aty ku trashësia e dëborës ka qenë më e madhe, teksa është punuar për normalizimin e situatës. Policia e qarkullimit rrugor u kërkon drejtuesve të mjeteve që do të kalojnë fundjavën në fshatrat turistike të bëjnë kujdes e mjetet ti kenë të pajisur me goma dimërore.
Gazetare Eftjola Fili
/RTSH/