RTSH 24 Live

Botë

Luftoi krah ushtrisë ukrainase, Rusia dënon 22-vjeçarin britanik me 19 vjet burg

13 orë para

Luftoi krah ushtrisë ukrainase, Rusia dënon 22-vjeçarin britanik me 19 vjet burg

Rusia ka dënuar një 22-vjeçar britanik me 19 vjet burg pasi akuzohet se ka luftuar për Ukrainën. Referuar vendimit të gjykatës ruse britaniku është kapur duke luftuar për Ukrainën në ofensivën e Kievit kundër rajonit kufitar të Rusisë, Kursk.

Sipas shërbimit për mediat i gjykatës për qytetin e Kursk theksohet se James Scott Rhys Anderson, 22 vjeç, u shpall fajtor për një “akt terrorist” dhe ka vepruar si mercenar pasi u kap ndërsa luftonte në  nëntor krah ushtrisë ukrainase.

Gjykata e Kurskut publikoi videon e Andersonit duke u çuar në gjykatë me pranga i veshur me një kapele dimërore dhe xhaketë që dukej si uniformë burgu.

Anderson, nga qyteti anglez Banbury, ka folur në disa video të filmuara nga zyrtarët rusë pasi u kap rob, duke thënë se ai shkoi të luftonte për Legjionin Ndërkombëtar të Ukrainës pasi u shkarkua nga ushtria britanike, transmeton France 24. 

Britaniku iu tha nga gjykata se do t'i kalonte pesë vitet e para të dënimit në një burg -- ku kushtet janë më të këqija se në një koloni penale. Më pas ai do të transferohet në një koloni penale me kushte “të rrepta”.

/rtsh.al/