RTSH 24 Live

Aktualitet

Lufta kundër terrorizmit, miratohet strategjia ndërsektoriale 2023–2025

14/02/2023

Lufta kundër terrorizmit, miratohet strategjia ndërsektoriale 2023–2025

Qeveria Rama vendosi miratimin e strategjisë ndërsektoriale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit 2023–2025 dhe të planeve të veprimit 2023–2025

Të martën në mbledhjen e saj qeveria vendosi miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftën kundër Terrorizmit 2023-2025 dhe të planeve të veprimit 2023-2025, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ngarkohen Ministria e Brendshme, ministritë dhe institucionet përgjegjëse, të përmendura në tekstin e kësaj strategjie dhe planeve të veprimit, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.