Liqeni i Ohrit pjesë e trashëgimisë natyrore të UNESCO-s po përballet me një fenomen të rrezikshëm. Për të 4-in vit radhazi vihet re tërheqja e ujit përtej normale të lejuara. Thatësira e tejzgjatur përbën një faktor madhor natyror, ndërsa faktor tjetër është përdorimi i ujit të liqenit si burim për lumin Drin sepse ka disa porta në bregun e liqenit, pranë qytetit të Strugës ku bëhet komandimi i daljes së ujit. Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura Mihallaq Qirjo pranon se gjatë viteve të fundit uji në liqenin e Ohrit është tërhequr rreth 50 – 60 cm nga bregu, ndërsa sipas tij rreshjet e ditëve të fundit janë duke dhënë një ndikim pozitiv në rritjen e nivelit të liqenit:
Sipas ekspertëve të mjedisit ky fenomen sjell pasoja negative mbi florën dhe faunën e liqenit duke humbur kështu vlerat për te cilat mbrohet nga UNESCO. Ngritja e një grupi teknik bilateral mes dy vendeve për menaxhimin e ujërave, shihet nga ekspertët si hapi i parë për shpëtimin e liqenit.