RTSH 24 Live

Politikë

Ligji për aministinë penale, Manja: Akuzat e PD, pa vend. S’po falim zyrtarët e korruptuar

22/02/2024

Ligji për aministinë penale, Manja: Akuzat e PD, pa vend. S’po falim zyrtarët e korruptuar

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar pas akuzave të deputetëve të opozitës se mazhoranca po kërkon të falë zyrtarët e korruptuar përmes ligjit të amnistisë penale.

Duke folur pas seancës plenare, Manja theksoi se akuzat e opozitës janë të pavend dhe se s’do ketë amnisti për krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Gjatë këtyre dy ditëve kam dëgjuar avokatë sharlatanë që rrinë me draftin e vet në xhep, paradite rrinë në oborre e gjykatave për të mashtruar ndonjë klient, në darke rrokin banakët televizive për të mashtruar qytetarët.

Këto ditë kam dëgjuar edhe plot gënjeshtarë politikë, që mashtrimin e opinioni publik e kanë kthyer art me vete. Duke mashtruar opinion publik se me këtë draft duam të amnistojmë zyrtarët e lartë të korruptuar të këtij vendi. E kemi bërë të qartë që s’ka amnisti për korrupsionin dhe krimin e organizuar”, u shpreh Manja për mediat.

Manja iu përgjigj konkretisht edhe Flamur Nokës e Gazment Bardhit të cilët i konsideroi si një çift që kanë ikur në drejtim të paditur.

“Drafti është në dyert e kësaj salle në dritë të diellit. Një nga këta gënjeshtarë e kishit këtu pak më parë që tha se mazhoranca synon të amnistojë zyrtarët e korruptuar. Ata janë bërë bashkë këto ditë, për të shpall alternativën.

Më vjen keq që Bardhi, është dhe jurist, është bërë bashkë me Nokën nga veriu në jug dhe mos prisni gjë të vërtetë nga ato, se e vërteta te ky çift ka kohë që ka ik në drejtim të paditur”, nënvizoi Manja.

Ministri i Drejtësisë akuzoi edhe kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha kur theksoi se “Basha ka kërkuar amnisti. Ka kërkuar amnisti për shkatërrim prone me zjarr, për shkatërrim prone me lëndë plasëse... Po për ata që kanë protestuar me 8 janar a do të ketë amnisti? Që këtu janë të pandershëm. Barazia para ligjit. Nuk mund të ketë amnisti për protestuesit 2018 dhe 2020 dhe s’mund të ketë për protestuese 2022–2024.

/rtsh.al/