RTSH 24 Live

Kulturë

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ekspozitë fotografike në Vlorë

17/06/2022

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ekspozitë fotografike në Vlorë

Ekspozita  simbolike me titull "Personalitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” vjen për herë të parë në Vlorë në ambientet e galerisë së qytetit.

52 fotografi ku shquhen të gjithë patriotët që punuan me përkushtim dhe atyre që dhanë jetën për realizimin e programit të lidhjes shqiptare të Prizrenit në vitet 1877-1885.

Në aktivitet foli dhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të monumenteve të Kulturës në Vlorë Orges Feimi i cili në fjalën e tij përshëndeti të ftuarit si dhe foli rreth ekspozitës dhe bashkëpunimit të qeverisë së Kosovës dhe qeverisë Shqiptare.

Ekspozita “Personalitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit" do të pasohet me një tjetër aktivitet për jetën dhe veprën e Isa Boletinit por edhe ekspozita të tjera që lidhen me personalitetet dhe ngjarjet patriotike shqiptare ndër vite.

/rtsh/