RTSH 24 Live

Kulturë

Lidhja mes personazheve që ai krijon dhe jetës personale, Agron Llakaj në një intervistë si rrallëherë

24/06/2022

Lidhja mes personazheve që ai krijon dhe jetës personale, Agron Llakaj në një intervistë si rrallëherë

Mjeshtri i humorit Agron Llakaj ka zgjedhur që intervistat gjatë karrierës së tij të jenë të rralla. Ai ka preferuar të flasë përmesë punës së tij dhe humorit që dhuron.

Ditën e sotme ai ishte i ftuar në “Ditë pas dite” në një intervistë shumë të ngrohtë përballë Fjodora Fjorës.

Për vite me rradhë, Agroni na ka dhuruar pafund të qeshura përmes personazheve që ka sjellë në jetë. Prej disa vitesh aktori sjell në ekran programin e humorit “Al Pazar” ku disa nga personazhet më ikonikë janë xha Teme dhe Aneja. E për ralizimin e këtyre dy personazheve, aktori është frymëzuar nga njerëzit e tij më të dashur.

“Personazhi i xha Temes është në fakt gjyshi im. Ndërsa mënyra e të folurës dhe narrative që përdor te ai rol ja kam marrë babait tim. Babi im është artist në thelb, nuk mërzit kurr asnjeri, do vetëm të dhurojë të qeshura”.

Ndërsa roli i Anesë është miksim i dy personave të tjerë të familjes së Agronit, mamasë së tij dhe vjehrrës.

“Aneja është një përzierje mes vjehrrës time dhe mamasë. Një plakë e mirëfilltë jugu”, tregoi ai.

E nëse jeni nga ata që prisni me padurim një film nga Agroni, duket se nuk është në planet e tij të afërta.

“Artisti jeton me dëshiroren, dëshiron gjithmonë. Filmi është më komod se gjuha skenike. Por un jam mësuar tanimë me këtë lloj gjuhe. Por gjithsesi oqeani është i madh, ka vend për të gjithë peshqit”, përfundoi aktori duke lënë një derë të hapur që kjo gjë të ndodhë.

Artisti gjithashtu foli edhe rreth situatës aktuale të artit dhe humorit në Shqipëri. Ai u shpreh se humori duhet të dominojë politikën.

“Më mir 10 spektakle humori se sa 100 emisione politike”.

Por pavarësisht kësaj sipas Agronit, edhe pse kemi një numër të konsiderueshëm të programeve dedikuar humorit, mungon një format gjigand. “Për kaq sa jemi, si popull dhe vend, kemi shumë spektakle humoristike dhe prapë nuk kemi një gjigand personifikues”.

Me ardhjen e verës, si çdo vit, Agroni do të nisë postimin e disa skeçeve humoristike në Instagramin e tij. Ai e quan këtë si “humor veror”, ku demonstrohen me nota humoristike ngjarje të shkurta nga jeta e përdtishme.

E gjithë intervista ishte e shoqëruar me të qeshura dhe baututat epike të artistit, i cili nuk ka nevojë të përpiqet shumë për të na bërë të qeshim. Humori duket se rrjedh në venat e Agron Llakaj.