RTSH 24 Live

Sociale

Lidhja e të riut me tokën, pasion për bujqësinë dhe dëshirë për më shumë dije

16/04/2024

Lidhja e të riut me tokën, pasion për bujqësinë dhe dëshirë për më shumë dije

Është vetëm 18 vjeç, por ka pasion të merret me tokën. I riu Hysni Banushaj nga fshati Nepravishtë i bashkisë Libohovë i cili që në moshën 7-8 vjeçare duke qenë kureshtar hipte mbi zetor me xhaxhallarët e tij dhe mësonte sa të mundte për bujqësinë.

Ai thotë se si fillim i pëlqenin mjetet bujqësore dhe të merrej me ta ndërsa tani ka qejf edhe proceset e tjerë të punimit të tokës.

Banushaj thotë se të merresh me bujqësi në moshën e tij është shumë e vështirë, por prapë kjo nuk e ka penguar për të ndjekur ëndrrën e tij. Kjo ndërkaq duket se nuk do e pengojë edhe për të vazhduar një shkollë.

“Dua t’i bëj të dyja”, thotë 18-vjeçari i cili asnjë ditë nuk rri pa hipur në zetor për të shkuar në punë.

Të rinjtë duhet të merren më shumë me bujqësi pohon ai pasi edhe pse kjo është një punë e vështirë fitimet janë mjaft të kënaqshëm.

Ai u bën thirrje bashkëmoshatarëve të tij të duan të punojnë me tokën pasi është një ndër bukuritë e jetës.

 

RTSH