RTSH 24 Live

Televizion

Lidhja e re, Blero: Nëse nuk ma don vajzën, nuk më don as mua!

17/03/2024

Lidhja e re, Blero: Nëse nuk ma don vajzën, nuk më don as mua!

Për herë të parë në televizionin shqiptar, Blero ndau rrëfime ekskluzive tek 'E diela jonë' me Ermal Peçi. Jeta e tij personale ka qenë gjithmonë shumë e diskutuar online, shpesh edhe me komente të ndryshme. Mjaftoi një foto e vajzës së tij në program që ai të emocionohej por edhe të tregonte gjithçka për rritjen e saj, ish partneren dhe divorcin.

'Nuk kam ndjerë presion ndonjëherë, ndjej vetëm përgjegjësi për rritjen e Tarës. Nëna e Tarës është një nënë e jashtëzakonshme. Në një ndarje është e rëndësishme që të jenë prindër të mirë. Nuk mund të tregohesh egoist dhe të mbash inate me partneren. Unë me Teutën kam raporte të jashtëzakonshme për sa i përket rritjes së Tarës. Komunikimi me Teutën është i shpeshtë në raport me Tarën.'

Po si ndihet ai kur vajzën e tij duhet ta përfshij në historitë e dashurisë?

'Tarën e kam njohur me 2 nga shoqet e mia të cilat kanë pasur një raport të jashtëzakonshëm me Tarën. Kam qenë i kujdesshëm deri në momentin që I kam njohur me Tarën.

Shoqja ime e fundit kur takoi Tarën ishte e përgatitur pasi unë ja kam bërë të ditur që nëse ma do çikën, më do dhe mua nëse sma do çikën nuk më duhesh mua.'

/rtsh.al/