RTSH 24 Live

Letërsi

Libri "Viti i qirinjve” i Veton Surroit, shpjegon pse Kosova nuk u bashkua me Shqipërinë

03/10/2024

Libri "Viti i qirinjve” i Veton Surroit, shpjegon pse Kosova nuk u bashkua me Shqipërinë

Në vazhdën e tetorit të librit u organizua aktiviteti “Arti si rezistencë”, ku kryefjalë ishte vepra “Viti i Qirinjve”, botimi i fundit i shkrimtarit dhe publicistit të njohur nga Kosova, Veton Surroi.

Një libër sa personal aq edhe politik, që sjell një qasje të identitetit të politikës përmes përjetimeve personale për çështjen shqiptare të shek. XX dhe rrëfimeve të dëshmitarëve që e kanë përjetuar këtë realitet historik.

Viti i qirinjve përcjell mesazhin, se nuk ka lëvizje të armatosur, pa lëvizje paqësore, në evoluim.

Surroi përdor simbolikë për vdekjen e shtetit, përmes vdekjes së teatrit.

Përmes këtij libri shkrimtari tenton të japë përgjigje për zanafillën e shtetit të ri.

Por cili është realiteti historik që përcjell autori përmes kësaj vepre?

“Lëvizja historike e shembjes së një sistemi komunist dhe ngritja e një sistemi dhe një ideje të Bashkimit Europian. Po të pyesja gjyshërit e mi, për ata do të ishte e natyrshme që Kosova të ishte pjesë e Shqipërisë. Historia ka krijuar një shtet, në momentin e pamundësisë të bashkimit” u shpreh Surroi.

Ky aktivitet u mbajt në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit dheu realizua në bashkëpunim me Autoritetin e Dosjeve.

Gazetare: Ornela Ceka

/rtsh.al/