RTSH 24 Live

Botë

Libi, konflikte midis milicive të Haftar-it

15/04/2021

Libi, konflikte midis milicive të Haftar-it

Në qytetin libian Sirte, shpërtheu një përplasje mes milicëve besnikë të udhëheqësit të forcave të paligjshme të armatosura në lindje të vendit, Khalifa Haftar.

Zëdhënësi i Departamentit të Operacioneve Sirte dhe Jufra të Ushtrisë Libiane, Gjenerali Abdulhadi Darah për AA tha se shpërtheu një përplasje midis milicëve të lidhur me Haftar-in në rajonin Sirte në lindje të vendit.

Duke deklaruar se një person vdiq në përleshje dhe 4 persona tjerë u plagosën, Darah deklaroi se konflikti ishte midis forcave të milicisë të quajtur Brigada 166, Brigadat al-Kaniyat dhe Brigada Varshafanah nën komandën e Haftar-it.